Merren masat per pelegrinazhin e Malit te Tomorrit

Written by on 18/08/2018

 

Drejtoria Vendore e Policise Berat, ne bashkepunim me Komisariatet e Policise Berat, Kuçove dhe Skrapar, ne baze te nje plani te detajuar masash, jane angazhur plotesisht me qellim, sigurimin e rendit dhe sigurise publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurise rrugore, levizjen e qarkullimit normal te mjeteve e kembesoreve ne rruge dhe ne zonat turistike, gjate zhvillimit te pelegrinazhit ne “Malin e Tomorrit”. Sherbimet e policise me te perqendruara do te jene pergjate akseve rrugore: Berat-Poliçan-Pronovik-Novaj–Teqe. Poliçan -Çorovode. Çorovode-Gjerbes–Teqe e Kulmakut, pika te tjera qe do te vendosen si dhe ne territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit. Pelegrinazhi do te mbahet midis datave 19 – 25 gusht.


Current track

Title

Artist

Background