Mercedes tërheq mijëra modele automjetesh nga qarkullimi
Written by rt on 25/06/2019
Kompania gjermane e automjeteve “Mercedes”, do të tërheqë nga qarkullimi rreth 60 mijë makina. Shkaku janë emetimet. Sipas njoftimeve zyrtare ,mendohet se prodhuesit kanë instaluar një aparaturë që manipulon kuotat e emetimit. Megjithëse prodhuesi i automjeteve Daimler, i ka mohuar akuzat duke kërkuar mbrojtje juridike, zyra federale do ti vazhdojë hetimet kundër kompanisë. Softweri manipulues mund të jetë i instaluar në disa modele të gjigandit të automjeteve.