Më pak aksidente në Shqipëri gjysmën e parë të 2018!

Written by on 23/07/2018

Më pak aksidente në Shqipëri gjysmën e parë të 2018!

 

Gjashtëmujori i parë ka regjistruar të dhëna pozitive sa i takon treguesve të sigurisë rrugore. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, gjatë periudhës Janar-Qershor numërohen 1066 persona të aksidentuar, duke u ulur me 11.5% krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, në rënien është evidentuar edhe numri i  personave që kanë humbur jetë, ku në gjashtë muaj numërohen 98 të vdekur, nga 105 që ishte një vit më parë. Sa i takon shkaqeve të aksidenteve rrugore të ndodhura në gjashtëmujorin e parë, pjesa më e madhe e tyre kanë ardhur si pasojë e sjelljes së këmbësorëve. Por, sipas INSTAT ky tregues është evidentuar në rënie me 12.7% krahasuar me periudhën Janar-Shtator 2017.  Ndërkohë, referuar të dhënave sipas qarqeve të vendit, Tirana është edhe qarku me numrin më të lartë të aksidenteve, ndjekur nga Durrësi. Por, ky tregues është evidentuar në rënie për periudhën Janar-Qershor 2018, pasi numri i aksidenteve ka shënuar rënie në të dy qarqet e vendit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist