Më në fund SHBA i jep dritën jeshile vaksinës antiCovid! Nënshkron marrëveshjen me Pfizer
Written by rt on 12/12/2020
Pasi dolën në përfundimin se vaksina është e sigurt dhe e efektshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar vaksinën anti-Covid të zhvilluar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech. Donald Trump, përmes një video-postimi në Twitter e cilësoi lajmin një mrekulli mjekësore dhe një prej “arritjeve më të mëdha në histori”. Me mbi 15 milionë të prekur, SHBA është shteti me më shumë raste me COVID-19 në botë. Ata kanë numrin më të lartë të viktimave mbi 295 mijë të vdekur.