Më i rëndësishëm se kurrë më parë! Ja kur do të mbahet Samiti Global i Turizmit

Written by on 16/02/2021

Takimi i 20-të i Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit do të mbahet në muajin prill në Kankun të Meksikës. Samiti Global vjetor është ngjarja më e rëndësishme në kalendar, ku udhëheqësit e nivelit më të lartë të industrisë takohen me drejtuesit kryesorë të qeverisë për të vepruar mbi çështjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në agjendën globale.

Sektori i udhëtimit është shkatërruar nga pandemia COVID-19, me më shumë se 174 milion vende pune të prekura, duke e bërë kësaj radhe Samitin më të rëndësishëm se kurrë më parë./radiotravel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist