McLaren eksperimenton me teknologjine pertej pistes se Formula 1!
Written by rt on 07/06/2018
Kompania McLaren po kerkon te aplikoje teknologjine e Formula 1 ne metrote e Singaporit. Shefja operative e kompanise, tha se operatori i transportit publik ne Singapor mund te perfitoje nga ekspertiza e McLaren. McLaren po pershtat disa nga regjistruesit dhe sensoret qe perdoren ne F1, duke pare se si mund te vendosen ato ne pjese te flotes se trenave te shpejtesise se larte ne Singapor dhe pastaj te merren keto te dhena, duke nxitur dhe ndihmuar qe te parashikohet koha kur mund te kene probleme trenat. Me kete teknologji trenat kane me pak gjasa te vonohen apo te kene probleme nderkohe projekti ka potencial te zbatohet me pas ne te gjithe Azine. McLaren eshte gjithashtu duke bere perparime ne teknologjine shendetesore, Aktualisht drejtuesit e kompanise jane duke pare mundesine e mbledhje se te dhenave ne menyre me te thjeshte per pacientet duke u lehtesuar mjekeve rrugen per diagnostikimin dhe mjekimin e tyre ne menyre qe te personalizohet ndihma mjekesore per secilin prej pacienteve.