Mbyllen per vizitoret ishujt Faroe!

Written by on 28/02/2019

Mbyllen per vizitoret ishujt Faroe!

Ishujt Faroe, nje grup ishujsh autonome qe ndodhen mes Islandes dhe Norvegjise, por nen juridiksionin e Danimarkes, kane gjetur nje menyre inovative per tu kujdesur per shtepine e tyre dhe ne te njejten kohe te mirepresin edhe vizitore.

Permes nje njoftimi zyrtar ne faqen e internetit te turizmit kombetar te ishujve njoftohet

“I mbyllur për mirëmbajtje, i hapur për vullnetaret”.

 

Asnje hotel nuk do te qendroje i hapur dhe asnje avion nuk do te fluturoje per ne ishujt Faroe gjate fundjaves 26 dhe 27 Prill 2019.

Por megjithate, per ato qe duan te vizitojne patjeter ishujt gjate kesaj fundjave, jane shpallur 100 vende vakante per vullnetarizem dhe aplikimet jane me mijera.

Per drejtuesit e Ishujve Faroe, nuk eshte i rendesishem vetem numri i vizitoreve, por pergjegjesia ne mbrojtjen e ishujve per komunitetin, ne menyre qe te kemi rritje te qendrueshme e te vazhdueshme.

Duke pare kerkesat surprizuese per vullnetarizem qe vijne nga shtete te ndryshme te botes si Meksika, Izraeli, Australia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, drejtuesit e ishujve Faroe kane vendosur qe kete fundjave ta kthejne ne nje event te përvitshem. 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist