Mbretëria e Bashkuar vendos rregulla të reja/ Shtrëngohen masat për ata që janë vaksinuar me 2 doza të ndryshme!

Written by on 17/08/2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njësoj si miliona qytetarë evropianë, nuk lejohet të udhëtojë në Mbretërinë e Bashkuar pa ofruar një test negativ, pavarësisht se është vaksinuar me dy doza të ndryshme të vaksinës COVID, të cilat nuk konsiderohen si një imunizim i plotë kundër virusit. Kjo është masa e re e vendosur nga autoritetet britanike. Nuk ka ende asnjë dëshmi se përzierja e dozave nuk ofron të njëjtën mbrojtje, përkundrazi, disa studime sugjerojnë që mbrojtja më e mirë vjen nga kombinimi i dozave.

Sidoqoftë, udhëtarët që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar që nuk konsiderohen të vaksinuar plotësisht në këtë formë dhe duhet të karantinohen për dhjetë ditë në një vend të zgjedhur prej tyre dhe të paguajnë për testet në ditën e dytë dhe ditën e tetë pas mbërritjes.

Radio Travel.al

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist