Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, ja masat që u lanë në fuqi për dy javë

Written by on 23/09/2021

Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u vendos që masat anti-Covid të mos ndryshojnë edhe për dy javë të tjera. Do të jetë në fuqi përdorimi i maskave në ambientet e mbyllura, aeroporte, transporte publike, markete, qendra tregtare etj. Ora policore fillon në orën 23:00 të mbrëmjes dhe mbaron në orën 06:00 të mëngjesit.

Në gjithë pikat kufitare,kërkohet prova e vaksinimit. Nëse nuk e kanë pasaportën e vaksinimit do duhet të paraqesin provën e kalimit të sëmundjes Covid brenda 180 ditëve ose testin PCR të 72 orëve të fundit. Për shqiptarët që hyjnë dhe nuk kanë asnjë nga këto dokumente është në fuqi vendimi për karantinë 10-ditore./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist