Mbeturinat, shifrat alarmante paralajmerojne hedhjen e 66 toneve ne sekonde!
Written by rt on 30/08/2018
Nje analize e re e Boston Consulting Group paralajmeron se mbeturinat ushqimore do te rriten me nje te treten deri ne vitin 2030, nese nuk merren masa urgjente. Sasia e ushqimit qe do te shperdorohet çdo vit do te rritet dhe 2.1 miliarde ton do te humbet ose hidhet, ekuivalente me 66 ton ne sekonde, sipas analizave te reja. Raporti sugjeron ndergjegjsimin sa me te shpejte dhe krijimin e nje eko-shifre, te ngjashme me fushatat e tregtise se drejte, per te inkurajuar konsumatoret qe te blejne nga kompanite qe jane angazhuar ne reduktimin e mbeturinave.