Mbeten ende disa vatra aktive zjarri në vend/ ‘Maja e zezë’ vijon të jetë problematike!

Written by on 24/08/2021

Zjarri në Majën e Rrunës në Kukës vazhdon të mbetet aktiv prej shumë ditësh. Ministria e Mbrojtjes njofton se problematike situata mbetet në Majën e Zezë. Në terren po punon helikopteri holandez dhe 30 trupa të Forcave të Armatosura.

Zjarri në fshatin Lundre të Matit është përhapur gjatë natës, për shkak të erës. Flakët kanë përfshirë fshatin Mengël të bashkisë Kavajë. Në terren po punojnë 40 trupa të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësit e Kavajës, Rrogozhinës dhe Tiranës.

Radio Travel.al

 


Current track

Title

Artist

Background