Mbaruan pushimet, emigrantët kthehen në vendet e punës

Written by on 01/05/2019

 

 

 

Pas përfundimit të festës së Pashkës ka nisur kthimi i emigrantëve në vendet e tyre të punës. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është vënë re fluks i shtuar i lëvizjeve në të dyja anët e kufirit dhe radhë automjetesh. Në 24 orët e fundit, 10 mijë persona kanë kaluar përmes kësaj pike. Vetëm gjatë javës së fundit kanë hyrë në Shqipëri, nga Greqia nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, më shumë se 45 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Në këto kushte, pala shqiptare ka punuar me 6 sportele, ndërsa ajo greke me 3 të tilla.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist