Masat që do të merren për ndeshjen Shqipëri-Francë!

Written by on 16/11/2019

Në kuadër të masave që ka hartuar drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit , për të siguruar rendi dhe sigurinë publike, për ndeshjen Shqipëri-Francë ditën e nesërme, do të merren disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin  e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të. Për lëvizjet e automjeteve në afërsi të stadiumit”Air Albania Stadium”, do të jenë të lira vetëm akset rrugore “Rruga e Elbasanit” dhe Unaza në të dyja drejtimet e lëvizjes së saj.Në të gjitha rrugët hyrëse në këto rrugë do të ndalohet qarkullimi i automjeteve. Aktiviteti sportive do të nisë në orën 20.45 dhe tifozët do të nisin të hyjnë që në orën 18.30 me qëllim shmangien e konfuzionit.  Autoritetet policore u bëjnë thirrje qytetarëve të mos mbajnë me vete sende të forta apo plasëse, pasi do të kontrollohen që në hyrje.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist