Masat e rrepta anti-COVID mbyllin Greqinë!
Written by Radio Travel on 04/03/2021
Greqia do të kalojë në karantinë totale dhe për të dalë qytetarët do të duhet të dërgojnë mesazh në numrin e posaçëm. Po ashtu aktivitetet sportive dhe veprimtaritë religjioze do të pezullohen, ndërkohë që për funeralet nuk do të lejohet pjesëmarrja e më shumë se nëntë individëve.
Masat hyjnë në fuqi nga sot dhe pritet të jenë në fuqi të paktën deri më 16 mars./radiotravel.al
Tagged as Greqia