Masat e policisë për ndeshjen Shqipëri-Poloni, ja rrugët që bllokohen pas orës 16:00

Written by on 12/10/2021

Prej orës 16:00 të ditës së sotme policia do të bllokojë disa rrugë kryesore për shkak të ndeshjes Shqipëri-Poloni që do të mbahet në mbrëmje në stadiumin “Air Albania”. Masat e shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë përfshijnë bllokimin e rrugës  përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Faik Konica” rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga Asim Zeneli” rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Rrugët do të jenë të bllokuara deri në përfundim të aktivitetit prandaj policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në këto segmente rrugore./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist