Marrëveshja e dekadës drejt përfundimit, ç’do të ndodhë më kompaninë e fuqishme?
Written by Radio Travel on 20/11/2019
Departamenti i Tregtisë në Shtetet e Bashkuara lajmëroi në nisje të javës se do të zgjasë me 90 ditë liçensën e përkohshme që lejon biznesin me gjigantin kinez të teknologjisë Huawei. Kjo është hera e tretë që Qeveria e SHBA i jep firmave amerikane 90 ditë që të bëjnë “transaksione të limtuara” me Huawei, pasi firma kineze u vendos në listën e kompanive që përbëjnë “Shqetësim për Sigurinë Kombëtare” në muajin maj.Departamenti lëshoi liçensa të përkohshme 90 ditore më 20 maj dhe 19 gusht, për të zbutur kufizimet për të bërë biznes me firmën. “Kjo zgjatje e licensës do të lejojë kompanitë që të vazhdojnë t’i shërbejnë konsumatorëve në zona të largëta të SHBA, që në të kundërt do të ishin harruar”, tha sekretari i tregtisë, Wilbur Ross. Ai tha gjithashtu se disa firma rurale në SHBA varen nga Huawei për rrjetet 3G dhe 4G.