Marcelo: Më lini të shkoj te Juventusi !

Written by on 22/01/2019

Marcelo: Më lini të shkoj te Juventusi !
Zërat e një trasferimi të brazilianit drejt Juventusit kanë nisur më kohë, por
mbrojtësi ka qenë mjaft i lidhur me skuadrën madrilene ku u trasferua që në
moshën 19-vjeçare.
Largimi i Cristiano Ronaldos duket se ka hapur rrugën edhe për veteranët e
tjerë të Realit të Madridit. Portugezi ka pasur një marrëdhënie të vecantë me
mbrojtësin e majtë dhe sic raporton e përdicmja spanjolle AS, Ronaldo është
duke bërë të pamundërën për ta tërhequr Marcelon te skuadra e “zonjës së
vjetër”.
Ardhja e Solarit në stol ka rezultuar me disa ndryshime të rëndësishme në
formacion fitues të realit në periudhën e Zidane. Duke filluar nga porta me
Navas që po aktivizohet vetëm në kupë, Isco ka nisur vetëm dy ndeshje si
titullar dhe krahun e majtë të mbrojtes duket se ndeshje pas ndeshje po i besohet
të riut Reigulon.
Marcelo po e ndjen veten të rrezikuar te Reali për vitet në vazhdim dhe tanimë
preferon të ndryshojë skuadër.
“Nëse Juventusi më bënë ofertë, ju lutem më lini të shkoj”, është mësuar ti ketë
thënë Marcelo drejtuesve të Realit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist