Maradona, nje serial per jeten e legjendes se futbollit

Written by on 13/09/2018

 

Jeta e futbollistit te famshem argjentinas, Diego Armando Maradona shume shpejt do te kthehet ne nje serial televiziv, ku nje pjese e aktoreve jane bere te njohur ne nje komunikate te “Amazon”, qe do e transmetoje ne platformen e saj video ne internet. Tre aktoret argjentinas, Nazareno Casero, Juan Palomino dhe Nicolas Goldschmidt, do te misherojne secili futbollistin legjendar ne çastet kyçe te jetes se tij, qe nga rinia ne Argjentine deri ne majen e karrieres se tij legjendare. Nderkohe Aktoret argjentinase, Julieta Cardinali dhe Laura Esquivel do te interpretojne Claudia Villafane, me te cilen Maradona u martua ne vitin 1989. Punuar ne mbashkepunim me kompanine meksikane BTF Media ky serial do te perbehet nga shume episode nga nje ore secili, prodhimi i te cilit nis se shpejti.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist