Maqedonia e Veriut me dorë të “hekurt”, nga tetori fut në qarkullim certifikatën e vaksinimit
Written by Radio Travel on 20/09/2021
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë se certifikata e vaksinimit do të hyjë në qarkullim në tetor dhe do të jetë e vlefshme vetëm nëse keni marrë të dyja dozat anti-Covid.
Kjo do të thotë se qytetarët mund të frekuentojne baret dhe lokalet vetëm nëse janë imunizuar tërësisht.
Duke futur në zbatim këtë masë autoritetet synojnë të arrijnë rritjen e kërkesës së vaksinimit.
Radio Travel.al