Maqedonia aspak tolerante, mbyll kafenetë pas orës 18:00!
Written by rt on 16/12/2020
Nga 18 dhjetori deri 21 janar në Maqedoninë e Veriut, kafenetë dhe restorantet do të jenë të hapura deri në orën 18:00 dhe jo deri në orën 21:00 siç është aktualisht. Me vendimet e fundit të qeverisë, restorantet në hotele nuk do të lejojnë grumbullim për festat e fundvitit pas orës 21:00 si dhe nuk do të lejohet organizimi dhe grumbullimi në shesh për festën e Vitit të Ri. Masat kufizuese të festave do të vazhdojnë edhe përgjatë janarit.