Manipulimi i të dhënave për dopingun e lojtarëve përjashton këtë vend nga të gjitha sportet në 4 vitet e ardhshme!
Written by Radio Travel on 09/12/2019
Agjencia Kombëtare kundër Dopingut ka vendosur të përjashtojë për 4 vitet e ardhshme Rusinë, për të gjitha kampionatet botërore të sportit, nga të cilat Lojrat Olimpike të vitit 2020 dhe botërori i vitit 2022. Komitei i mbledhur në Lozanë të Zvicrës ka marrë vendimin i cili është konfirmuar nga kreu i Agjencisë ruse kundër Dopingut. Vendimi është marrë pasi verifikimet kanë zbuluar se të dhënat nga Rusia për dopingun e lojtarëve kanë qenë të manipuluara.