Manchester United, brandi me i pasur ne futboll ndersa Barcelona me e forta!
Written by rt on 14/05/2018
Manchester United qendron ne krye nder brand-et me te pasura futbollistike ne bote, ndersa Barcelona eshte ngjitur ne krye te klasifikimit si brand-i me i forte ne merkato, duke lene pas Real Madridin.Kjo sipas nje raporti te Brand Finance qe ka analizuar vleren e klubeve me te rendesishme te futbollit. Vlera e brand-it te Manchester United eshte rritur me 9% duke arritur kuoten 1,895 miliarde dollare – rreth 300 milione me shume krahasuar me gjigantet spanjolle si Real Madrid dhe Barcelona, vlera e te cileve eshte rritur respektivisht me 11% dhe 7%.