Malesia e Madhe cel sezonin turistik, turizmi alpin shihet me prioritet
Written by rt on 25/06/2018
Malesia e Madhe cel sezonin turistik, turizmi alpin shihet me prioritet
Malesia e Madhe e ka çelur sezonin turistik, me nje atmosfere festive, te organizuar ne nje nga destinacionet me te preferuara malore, ne Razem. Perveç drejtuesve lokale dhe operatoreve turistike, te pranishem ne aktivitet ishin edhe perfaqesues te Bashkimit Europian, ne vendin tone. Perfaqesuesja e Bashkimit Europian tha se Brukseli deshiron ta shohe Shqiperine ne familjen e madhe europiane, dhe se do te investoje 40 milion euro per zhvillimin lokal te turizmit ne Shkoder, Korçe, Berat dhe Fier si dhe 71 milione euro per agroturizmin. Per shkak te pozicionit gjeografik, Malesia e Madhe ofron nje ansambel te mahnitshem pikash turistike si ne vere edhe ne dimer, duke mundesuar turizem gjate 12 muajve te vitit. Zonat malore ne Malesine e Madhe shihen me prioritet edhe per zhvillimin e turizmit alpin.