Makinat elektrike do të shtojnë zhurmë të rreme
Written by rt on 02/07/2019
Automjetet elektrike të cilat kanë patur ndikim pozitiv ndaj krizës klimatike, për disa njerëz paraqesin një rrezik të ri. Makinat e qeta hibride mund të paraqesin rrezik të veçantë për njerëzit e verbër apo me vështirësi shikimi. Ndaj Bashkimi Europian u ka kërkuar prodhuesve të këtyre automjeteve të krijojnë një sistem zanor akustik. Nga korriku i vitit 2021, rregullimet do të jenë për të gjitha automjetet e reja elektrike dhe hibride të rregjistruara.