Madrid vs Airbnb, ndalohet dhenia e shtepive me qira per turistet!

Written by on 14/05/2018

Madridi po pergatitet te miratoje legjislacionin i cili do te ndaloje ne menyre efektive 95 per qind te qiradhenieve te shtepise nepermjet Airbnb-se. Rregullorja e re e leshuar nga sekretari per planifikimin e qendrueshem urban, vendos rregulla te rrepta per qiradhenien e shtepive, veçanerisht ne qendren historike te Madridit. Plani ka per qellim “ruajtjen e perdorimit rezidencial duke ndaluar perdorimin e perhershem nga turistet. Zyrtaret e qytetit shpresojne te ndalojne qiradhenesit qe te shnderrojne ndertesa te tera rezidenciale ne shtepi qe jepen me qira, perveçse nese ata kane nje licence hotelesh. Apartamentet ne Madrid nuk do te lejohen te merren me qira nga turistet per me shume se 90 dite ne vit. Dhe ato qe do t’u jepen me qira turisteve do te duhet te kene nje hyrje te veçante nga banoret rezidente. Ndersa plani i ri pret miratimin e qeverise, Madrid ka pezulluar leshimin e licencave turistike per nje vit.


Current track

Title

Artist

Background