Lundronte për në “askund”, anija kthehet mbrapsht pasi një turist rezultoi i infektuar!

Written by on 09/12/2020

Anija “Royal Karaibe” u kthye mbrapsht në lundrimin e saj pasi një pasagjer 83-vjeçar nga Singapori rezultoi pozitiv me koronavirus. Anija ishte në ditën e tretë të lundrimit për në askund, por u detyrua të kthehej mbrapsht pas kontrollit nga ekipi mjekësor i bordit. “Lundrimet në askund” të qytet-shtetit nisën muajin e kaluar, duke filluar dhe përfunduar në të njëjtin port pa ndalesa, në një përpjekje për të ringjallur industrinë e goditur rëndë të lundrimit, për shkak të bllokimit global. Një mori masash sigurie u futën për pasagjerët në lundrimet speciale për askund, duke përfshirë testet Covid-19 para hipjes dhe pas zbritjes.


Current track

Title

Artist