Lufthansa fillon fluturimin e ri Tiranë – Mynih
Written by Radio Travel on 18/03/2021
Në fund të muajit mars, linja ajrore evropiane “Lufthansa” do të fillojë fluturimet midis Tiranës dhe Mynihut. Lajmin e bëri të ditur Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ku ndër të tjerash thuhet se destinacioni i ri do të jetë i aksesueshëm dy herë në javë, të martave dhe të premteve.
Aeroporti i Mynihut është një nga aeroportët më të rëndësishëm të Evropës dhe Gjermanisë./radiotravel.al