Luan Pacani: “Kreta ka shumë shqiptar që japin kontribut në ekonominë e Greqisë”

Written by on 21/01/2021

I ftuar sot në mëngjes në “Boeing 104.6” në Premium Channel dhe Radio Travel ishte dhe Luan Pacani, një gazetar që jeton dhe punon në Kretë për më shumë se dy  dekada. Ai është nga Përmeti, ndërsa ka përfunduar studimet ne Universitetin e Korëës, “Fan Noli” pranë Fakultetit të Agronomisë. Dashuria për të shkruarit bëri që si profesion të dytë të kishte dhe gazetarinë që e do kaq shumë. Ai bashkëpunon shumë me shtypin e shkruar dhe atë viziv. Ka botuar më shumë se 300 shkrime të ndryshme në gazeta shqiptare në emigracion. Aktualisht Luani punon në një ndërmarrje teknike  në programin e turizmit të gjelbër, ndërsa me shaka thotë se tashmë quhet banor i vjetër i Kretës, pasi jeton aty prej vitit 1994.


Current track

Title

Artist

Background