“Lonely Planet” “rrëmbehet” nga fushata e Shqipërisë për turizmin!

Written by on 21/03/2019

 “Mund të jeni të sigurt se Shqipëria është një vend i shkëlqyer për t’u eksploruar, nga kryeqyteti i gjallë i Tiranës në plazhet më të njohura të Rivierës Shqiptare”, shkruan prestigjiozja “Lonely Planet” duke i kushtuar një rëndësi të veçantë videos promovuese të turizmit në Shqipëri, realizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Më poshtë vijon artikulli:

Slogani më i ri turistik i Shqipërisë ka rrudhur disa vetulla me referencën e tij ndaj filmit Taken” të vitit 2008.

Në filmin “Taken” (që solli shumë pasoja) Liam Neeson luan rolin e një babai, vajza e të cilit është rrëmbyer nga trafikantët shqiptarë dhe është shitur në “tregun e seksit”.

Meqë filmi nuk e paraqet Shqipërinë në mënyrën më të mirë, normalisht që zyrtarët e turizmit do të donin të distancoheshin krejtësisht nga kjo, por nuk ka ndodhur pikërisht kështu.

“Rrëmbehuni nga Shqipëria”, është slogani turistik i vendit, që iu shfaq botës në fund të shkurtit.

Ndërkohë që mund të supozoni se zyrtarët e turizmit duan që ju të ”rrëmbeheni” nga malet e vendit, fjordet, plazhet me rërë të butë dhe vendet e lashta romake dhe greke, ata gjithashtu po i bëjnë një referencë të drejtpërdrejtë filmit “Taken” dhe reputacionit të vendit për krimin e organizuar.

Në një deklaratë në faqen e turizmit thuhet: “Në kulturën popullore, Shqipëria është ngjyrosur si një parajsë për banditë, kriminelë dhe gangsterë. Ndërsa e kuptojmë se perceptimi mund të ketë ardhur nga filma, si ‘Taken’, kjo është tërësisht e pavërtetë! Në realitet, Shqipëria është një vend i bukur dhe tepër i sigurt për t’u vizituar dhe jetuar.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist