Lirie Gashi, mësuesja e gjuhës shqipe që sot përkujton luftën e Kosovës
Written by Radio Travel on 17/02/2021
E ftuar sot në mëngjes në emisionin “Boeing 104.6” ishte Lirie Gashi, mësuesja e gjuhës shqipe në Tolentino të Italisë e cila ka përjetuar luftën e Kosovës, ndërsa sot kujdeset që fëmijët kosovarë të shkollohen dhe integrohen më së miri. Liria bën pjesë në komunitetin më të madh të kosovarëve që gjenden në Tolentino dhe është një dëshmi reale e asaj kohë të çmendur që ka kaluar një popull i tërë.
Sot ajo është në linjën e parë të mësuesve të përkushtuar dhe çdo ditë përpiqet shumë që të bëjë më të mirën me fëmijet e komunitetit shqiptar. Është e angazhuar gjithashtu në projektin për ruajtjen e traditave dhe kujtesën e së shkuarës që kurrë të mos harrohet lufta për pavarësi e një populli./radiotravel.al
Tagged as Lirie Gashi