Liria e medias në Shqipëri vlerësohet me notën 2!
Written by rt on 06/06/2019
Liria e shtypit në Shqipëri është vlerësuar me notën 2 nga 1 deri në 4, sipas raportit të fundit të”Freedom House”. Raporti i cili mban titullin “Liria dhe media; një spirale në zbritje” e ka vlerësuar të gjithë rajonin e Ballkanit Perendimor me të njëjtën notë. Vendet e Bashkimi Europian , përfshirë ato në rajonin tonë janë vlerësuar me notën 3, ndërkohë maksimalisht janë vlerësuar vendet e Europës Perendimore. Sipas “Freedom House”, liria e shtypit është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit .