Linjat ajrore tani do të kenë një sistem të ri!

Written by on 19/11/2019

Kompania ajrore “British Airways” ka prezantuar rrjetet nervore të përparuar, të njohura si inteligjenca artificiale, në operacionin e saj ajror në terminalin e pestë të “Heathrow”.Sistemi i ri është krijuar për të ndihmuar stafin në rregjistrimet e fluturimeve në kohë dhe në mënyrë të sigurtë. Aktualisht kur pasagjerët zbresin nga avioni, punonjësit tokësorë të “British Airways” kontrollojnë dhe rregjistrojnë në mënyrë manuale detajet e 18 aktiviteteve të ndryshme që duhet të përfundojnë para se avioni të niset në fluturimin e ardhshëm. Teknologjia zbulon problemet që mund të rrezikojnë vonesat e avionëve, paralajmërim që dërgohet te menaxheri përkatës brenda pak sekondave, duke dhënë mundësinë të ndërmerren masat e duhura. “Inteligjenca artificiale është një zonë e teknologjisë që zhvilllohet me shpejtësi dhe unë jam i emocionuar që jemi linja e parë në botë që e shfrytëzon atë për të përmirësuar më tej udhëtimet e klientëve tanë”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i British Airways”.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist