Linjat ajrore po rrisin fluturimet drejt Greqisë në pritje të bumit të turizmit!

Written by on 08/11/2021

Linjat ajrore po përgatiten të shtojnë qindra mijëra vende të tjera midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Greqisë verën e ardhshme, pasi me lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit, pritet një bum rezervimesh. Jet2 dhe easyJet janë ndër kompanitë që i kanë shtuar që tani kapacitetet dhe ritmin e fluturimeve.

Teksa takoi një numër të madh operatorësh turistike dhe kompanish ajore , Vassilis Kikilias, ministri grek i turizmit u shpreh shumë optimist për vitin 2022. Kikilias tha se Greqia pret 35% më shumë turistë nga Britania e Madhe vitin e ardhshëm sesa kishte në 2021./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist