Linja e parë ajrore që u ofron pasagjerëve 100% teknologji pa prekje
Written by Radio Travel on 23/02/2021
Qatar Airways është linja e parë ajrore globale që u ofron pasagjerëve 100% teknologji të sigurt gjatë fluturimit. Konkretisht bëhet fjalë për “Zero-Touch”, pra teknologjia pa prekje, e vlerësuar me çmime në të gjithë flotën A350 si pjesë e masave më të fundit të sigurisë COVID-19.
Pasagjerët kanë mundësi të lundrojnë dhe shijojnë mbi 4000 opsione falë kësaj risie duke u lidhur me paisjet e tyre personale. Kjo metodë minimizon mundësitë e përhapjes së infeksionit./radiotravel