Linja e njohur ajrore ka gati teknologjinë e re për “udhëtime të sigurta”!
Written by Radio Travel on 18/03/2021
Klientët e “American Airlines” që kthehen për të udhëtuar këtë pranverë do të vërejnë disa ndryshime, të krijuara për t’i bërë udhëtimet më të sigurta. Pasagjerët do të mirëpriten në bord me teknologjinë e cila shmang prekjen dhe kontaktin e afërt me personelin.
Klientët kanë mundësi të përdorin aplikacionin “American Airlines” për të bashkëvepruar me një asistent virtual ose të bisedojnë drejtpërdrejt me një përfaqësues të kujdesit ndaj klientit për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë në lidhje me udhëtimet./radiotravel.al