Linja e lundrimit rihap udhëtimet me anije, por vetëm nëse turistët plotësojnë këtë kusht!

Written by on 21/01/2021

Kompania e udhëtimeve Saga do të kërkojë që klientët e lundrimit dhe pushimeve që udhëtojnë në 2021 të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19. Klientët e mundshëm sipas kompanisë duhet të kenë marrë të dy dozat e vaksinës të paktën 14 ditë para nisjes. “Shëndeti dhe siguria e klientëve tanë ka qenë gjithmonë përparësia jonë, kështu që ne kemi marrë vendimin që të gjithë ata që udhëtojnë me ne të vaksinohen plotësisht kundër Covid-19”, u shpreh një zyrtar. Për t’i dhënë klientëve kohë për t’u vaksinuar, linja e lundrimit me seli në Angli, Saga, ka shtyrë datën e rifillimit të udhëtimeve për në maj.


Current track

Title

Artist