Linja e “Kopshtit Zoologjik”, 5 ditë afat për të ndërruar mjetet me të cilët operon!

Written by on 26/10/2021

Linja e autobusëve të  “Kopshtit Zoologjik”, ka vetëm 5 ditë afat për të ndërruar mjetet me të cilët operon, pasi sipas kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj janë totalisht të amortizuar dhe ndotin ajrin.

“Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale kjo është e patolerueshme”, u shpreh Veliaj.

Operatori i transportit urban ka kohë deri më 30 tetor për të ndryshuar mjetet e qarkullimit./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist