LG prezanton G7

Written by on 04/05/2018

 

Quhet LG G7 ThinQ dhe eshte smartphone i ri i kompanise koreanojugore i prezantuar ne nje event ne Nju Jork. Nje model qe konkurron denjesisht me telefonat e top games se kompanive te tjera. Perfshirja e Inteligjences Artificiale eshte mjaft e perhapur tek smartphone-t. LG ndjek kete trend dhe shume parametra te ketij modeli mbeshteten tek algoritmet inteligjente qe thjeshtojne pervojen e perdorimit te smartphone. LG G7 ka procesor Qualcomm Snapdragon 845 me Inteligjence Artificiale te integruar. Nje procesor qe ve ne dispozicion teknologji per te pershpejtuar gjithe veprimet e njohjes se fytyres dhe analizave te situatave.LG G7 eshte rezistent ndaj ujit dhe pluhurit.  Ai ka 4 G RAM, 64 GB memorie e brendshme, sistem operativ Android 8.0 Oreo. Kamera ne pjesen e perparme te LG G7 eshte 8 MP, ndersa ne pjesen e pasme ka dy fotokamera 16 MG. Çmimi 849 euro. LG G7 ThinQ do te jete ne kater ngjyra: blu, gri, e zeze dhe roze e erret.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist