Lezha dhe Zagrebi ne bashkepunim per binjakezim ne sektorin e turizmit!
Written by rt on 28/12/2018
Nje delegacion i bashkise Lezhe dhe Keshillit bashkiak i ketij qyteti u priten nga Kryetari i Bashkise Zagreb ne kuader te bashkepunimit mes dy bashkive dhe krijimit te kushteve te binjakezimit. Nje mundesi bashkepunimi mes dy paleve mbetet ajo e shkembimit te politikave lokale te zhvillimit te turizmit,e sidomos atij elitar,ku Kroacia njihet per zhvillim te vrullshem te ketij sektori.Delegacioni nga Lezha percolli ftesen e kryebashkiakut per kryetarin e Bashkise Zagreb, per te marre pjese edhe ne ceremonine festive qe bashkia Lezhe do te organizoje me 2 Mars 2019,ne perkujtim te 574-vjetorit te Beselidhjes se Lezhes,ftese se ciles bashkia Zagreb iu pergjigj pozitivisht. Pritet qe dy qytetet te kene gjate vitit 2019 nje sere aktivitetesh te perbashketa kulturore.
