Lepusha me turistë 12 muajt e vitit
Written by rt on 29/07/2018
Lepusha me turistë 12 muajt e vitit
Fshati Lepushe eshte kthyer se fundmi nder me te preferuarit e turisteve te huaj qe duan turizmin malor. Janë disa fshatra në komunën Kelmend në Malësinë e Madhe në qarkun e Shkodrës, që me ndërtimin e rrugës së re me parametra të standardit europian, kanë filluar të vizitohen në masë nga turistët e huaj dhe ata vendas.
Lepusha dallon për nga peizazhi natyror si dhe nga investimet e bëra në fushën e turizmit. Janë disa shtëpi pritjeje(bujtina) që bëjnë të mundur strehimin e vizitorëve, per gjate gjithe vitit pasi ky fshat është një vend i mrekullueshëm me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës. Kjo zonë edhe në dimër tërheq mjaft vizitorë e turistë të huaj. Janë kryesisht ata që pëlqejnë ngjitjet malore,aventurën dhe sportet e borës.