Lehtesite fiskale rrisin numrin e strukturave te pushimit ne vend

Written by on 26/06/2018

Lehtesite fiskale rrisin numrin e strukturave te pushimit ne vend

 

Lehtesite fiskale dhe mbeshtetja financiare qe ka adresuar qeveria per sektorin e agroturizmit, ka rritur interesin e biznesit dhe te ndertuesve per te investuar dhe realizuar projekte ne kete sektor. Ndertuesit shprehen optimiste per heqjen e detyrimit per te paguar tatim-fitimin per pronarin e truallit dhe subvencionimin e investimeve, duke argumentuar, se keto masa do te sjellin nje realitet te ri per zhvillmin e agroturizmit dhe te vete zonave rurale ne pergjithesi.Investimi ne agroturizem eshte nje hap i sigurt drejt perfitimeve te garantuara, ndaj dhe vete ndertuesit kane nisur ta rishikojne kete sektor, me potenciale dhe resurse si nje mundesi e mire per ta eksploruar ne fushen e investimeve konkrete. Ne tremujorin e pare 2018 jane miratuar gjithsej 221 leje ndertimi per ndertesa te reja pushimi, nga 101 leje te miratuara ne tremujorin e pare 2017. Nderkohe qe bizneset e ketij sektori kane rritur investimet ne teknologji dhe cilesine e materialeve ndertimore, sipas standardeve me te mira.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist