Lajm i mirë/Spanja hap dyert për turistët shqiptarë të vaksinuar

Written by on 09/06/2021

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se nga dje, të gjithë turistët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian dhe Zonës Shengen do të lejohen të hyjnë në Spanjë, me kusht që të jenë vaksinuar. Sipas këtij rregulli të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë çertifikimin e dy vaksinave të kryera, të paktën 14 ditë përpara udhëtimit, hyjnë në Spanjë pa asnjë kufizim.

Dozat e vaksinave të njohura nga autoritetet e Spanjës përfshijnë Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist