Lajm i mirë/ Së shpejti pikë e re kufitare me Malin e Zi

Written by on 17/07/2021

Një pikë e re kufitare pritet të hapet së shpejti mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Qëllimi kryesor është të lehtësohet më tej qarkullimi i njerëzve dhe kapitalit. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm Bledi Cuci pas një takimi me zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ndër të tjerash, gjatë këtij takimi zyrtar u fol edhe për monitorimin e situatës përgjatë sezonit turistik, ku siç dihet ka fluks të shtuar udhëtarësh nga të dy vendet./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist