“La Vanguardia”: Shqiperia destinacioni me joshes per pushimet e veres!
Written by rt on 21/05/2018
E perditshmja spanjolle ‘La Vanguardia’ ka shkruar se fundmi nje artikull promovues per vendin tone, teksa e rendit ate si nje nga destinacionet me te lira dhe me joshese per te kaluar pushimet e veres. Nese ju pelqen te zbuloni perlat autentike, vizitojeni Shqiperine tani, para se te jete plot me turiste- shkruan gazeta spanjolle. E listuar krah Malit te Zi, Kroacise, Rumanise dhe Marokut, vendi yne eshte cilesuar gjithashtu si nje nga ‘parajsat e mahnitshme’ ku turistet e huaj mund te bejne pushimet verore pa tejkaluar buxhetin e tyre. Me tej, ne artikull pershkruhen edhe plazhet e vendit, ‘te pacenuara e me ujera te kristalte,’ per tu ndalur me pas edhe te atraksionet e shumta turistike qe ofron Shqiperia.