Kylie Jenner shpallet miliarderja më e vogël në botë

Written by on 07/03/2019

Kylie Jenner, mongolja e kozmetikës është shpallur miliarderja më e vogël në botë në moshën 21-vjeçare.

Anëtarja më e vogël e familjes Kardashian, vlerësohet se e ngriti vetë të gjithë pasurinë e saj.

Sipas listës së miliarderëve të Forbes, Kylie po bën pasurinë nga biznesi i saj më i shitur i kozmetikës.

Ylli i televizioneve amerikane themeloi dhe është pronarja “Kylie Cosmetics”, biznesi trevjeçar që arriti rreth 360 milionë dollarë shitje vitin e kaluar.

Kylie ia kaloi edhe themeluesit të “Facebook”, Mark Zuckerberg i cili u bë miliarder në moshën 23-vjeçare.

“Nuk prisja asgjë. Nuk e parashikova këtë të ardhme. Por ndihem vërtetë mirë”, tha Jenner për revistën “Forbes”.

Themeluesi i “Amazon” zotëron listën si njeriu më i pasur në botë. Pasuria e tij arrin 131 miliardë dollarë, sipas Forbes.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist