Ky është zyrtarisht shteti i parë që lëshon pasaportat e vaksinimit!

Written by on 27/01/2021

Islanda është bërë vendi i parë që ka lëshuar pasaportat e vaksinimit, për të gjithë shtetasit e saj që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë ndërkohë që përveç pasaportës në formë dokumenti, islandezët janë pajisur edhe me certifikatë digjitale. Qëllimi i pasaportave është të lehtësojë lëvizjen e njerëzve midis vendeve. Ata mund të tregojnë një certifikatë vaksinimi gjatë kontrolleve kufitare dhe të përjashtohen nga kufizimet. Gjithsesi dokumenti duhet të njihet dhe ndërkombëtarisht, pasi Islanda nuk është pjesë e Bashkimit Evropian.


Current track

Title

Artist