Ky është vendi që zgjodhën shqiptarët në vitin 2019!
Written by Radio Travel on 27/12/2019
Në Shqipëri është rritur ndjeshëm fluksi i turistëve të huaj që vijnë në vendin tonë , por nuk mbetet pas numri i shqiptarëve që shpenzojnë për turizëm apo udhëtime jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë mbi 1.2 miliardë euro shpenzuan shqiptarët për turizëm jashtë vendit gjatë periudhës janar-shtator 2019. Shifrat që shqiptarët shpenzojnë për pushime jashtë vendit ka ardhur në rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Greqia është një ndër destinacionet kryesore ku shqiptarët udhëtojnë më shumë për pushime.