Kush mund të udhëtojë drejt Norvegjisë e kush jo?!

Written by on 12/08/2021

Norvegjia është një nga vendet evropiane që ka mbajtur disa nga kufizimet më të rrepta në vend për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 brenda territorit të saj. Aktualisht, mundësia që të huajt të hyjnë në Norvegji është mjaft e kufizuar.

Si e tillë, për ta bërë më të lehtë autoritetet norvegjeze kanë krijuar një skemë të koduar me ngjyra. Në bazë të ngjyrës së listës në të cilën vendoset një vend, përcaktohet nëse udhëtarët duhet t’i nënshtrohen testimit, karantinës dhe të informohen për rregullat që duhet të ndjekin. Shqipëria bën pjesë në listën e vendeve të treta të sigurta por duhet të ndjekin rregullat njëjtë si ata që vijnë nga vendet e kuqe.

Radio Travel.al


Current track

Title

Artist

Background