Kush jeton ne fshat eshte tete here me i lumtur se ata qe jetojne ne qytet!
Written by rt on 21/05/2018
Kanadezet qe jetojne ne qytete te medha mund te zhgenjehen kur te mesojne se bashkekombesit e tyre qe jetojne neper qytete te vogla dhe ne zona rurale jane me te lumtur. Kjo sipas hulumtuesve te Universitetit McGill ne Montreal dhe Shkolles se Ekonomise ne Vancouver, te cilet hulumtuan nivelin e lumturise se kanadezeve pergjate Kanadase.Ata e bene kete duke mbledhur 400,000 pergjigje nga Qendra Kanadeze e Shendetit Publik dhe nga Qendra e Pergjithshme Sociale duke marre 1,215 komunitete nga mbare Kanadaja. Zbulimi i tyre kryesor ishte nderlidhja mes densitetit te popullsise – perqendrimi i njerezve ne nje zone te caktuar – dhe lumturise. Studimi sqaroi se nje trend ishte shume i dukshem: Jeta eshte shume me pak e lumtur ne zonat urbane”. Ne studim u gjet se njerezit qe jetonin ne qytet kishin me shume stres, edhe pse ishin me mire ekonomikisht dhe ne shtresa me te larta sociale.Prandaj, nese e keni mundesine te zgjidhni, fshati eshte ideal per juve. Tashme, e thone edhe shkencetaret.