Kush eshte aeroporti me I mire ne bote
Written by rt on 29/03/2019
Per te shtatin vit radhazi titullin vjetor per aeroportin me te mire ne bote e fiton aeroporti Changi I Singaporit. Ne sondazhin e organizuar nga kompania Skytrax moren pjese rreth 13 milionë udhëtarë në të gjithë botën, te cilet bënë vlerësimet në bazë të check-in-eve, mbërritjeve, transfertave, blerjeve dhe sigurisë.
Singapori fitoi gjithashtu çmimin për pajisjet më të mira të argëtimit si dhe për aeroportin më të mirë aziatik, nderkohe qe ndër vendet europiane, Mynihu zuri vendin e 7, Heathrow i Londrës në të 8-in dhe Zyrihu rezultoi në vend të 10. Në SHBA, aeroporti me vlerësimin më të lartë ishte ai i Denverit.